Ademi viziton futbollistët dardanë në Stamboll

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, po qëndron për vizitë në Stamboll për të takuar futbollistët e Kombëtares së Kosovës.
Ai ka pasur një takim me dy nga yjet e Dardanëve, Milot Rashicën dhe Florent Loshajn.
“Ademi ka shprehur kënaqësinë e tij që Rashica është rikthyer në stërvitje pas lëndimit, teksa i ka falënderuar për kontributin e tyre në fushë dhe përfaqësimin e denjë të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
“Po ashtu, kreu i FFK-së ka inkurajuar dy lojtarët dardanë për të vazhduar punën me përkushtim dhe u ka uruar suksese në vazhdim të edicionit”.