Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Pejë, krijohen kolona të gjata
![Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Pejë, krijohen kolona të gjata](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2022/09/FB_IMG_1664463583171.jpg)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çasteve në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, afër parkut të biznesit në Drenas.
Në aksident janë përfshirë dy automjete ku shihet se dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident ku raportohet se janë krijuar kolona të gjata në drejtim të Pejës.
Policia e trafiku ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.