Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Pejë, krijohen kolona të gjata

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çasteve në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, afër parkut të biznesit në Drenas.

Në aksident janë përfshirë dy automjete ku shihet se dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident ku raportohet se janë krijuar kolona të gjata në drejtim të Pejës.

Policia e trafiku ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.