Aksident i rëndë trafiku në Turqi, 16 të vdekur dhe 21 të lënduar

16 persona kanë vdekur dhe 21 të tjerë kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në provincën juglindore të Gaziantep të Turqisë.

Një autobus me rrotulluar teksa goditi një veturë të zjarrfikësve dhe një veturë të një agjencie lajmesh, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Në mesin e të vdekurve janë tre zjarrfikës, katër punonjës shëndetësorë dhe gazetarët e agjencisë së lajmeve IHA.

Guvernatori i Gaziantepit, Davut Gul, u tha gazetarëve se aksidenti ndodhi rreth orës 10:45 të mëngjesit dhe se të gjithë të lënduarit janë dërguar në spital.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.