Aksioni i Drejtorisë së Inspektorateve për largimin e pengesave të ndryshme në hapësira publike

Ka vazhduar aksioni i Drejtorisë së Inspektorateve – Sektori Komunal, për largimin e pengesave, mallrave të ndryshme dhe reklamave të vendosura pa leje në hapësira publike nga qytetarët e pronarët e bizneseve.
Aksioni është zhvilluar në rrugët “Edit Durham”, “Rrustë Kabashi”, “Flamuri”, “Ahmet Prishtina” etj., ndërsa, do të vazhdoj edhe në zona të tjera të qytetit.