Aktivitet i Biçiklistave të Prizrenit për një qytet ekologjik

Të martën me 31 Maj 2022 ejani në “Sheshin e Lidhjes” në Prizren me biçikleta, ora 19:00.
Duke e bërë një traditë të re në vendin tonë organizimin e ”Critical Mass Prizreni”, ne do të mblidhemi tek “Sheshi i Lidhjes” në Prizren në orën 19:00, për të bërë xhiron e secilit muaj në rruget e Prizrenit, si me 31 Maj , 26 Qershor, 31 Korrik, 28 Gusht si dhe 25 Shtator.
Qëllimi i këtij aktiviteti është të ndërgjegjësojmë shoferët, t’u shtojme deshirën qytetareve që ende nuk kanë blerë biçikletë dhe japim shembullin tonë për një qytet më ekologjik.