Aktivitet i përbashkët i Policisë së Prizrenit me institucionet e tjera për Menaxhim të Emergjencave

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren me datën 29.09.2023 nga ora 10:00 në bashkëpunim me Agjesionin për Menaxhim të Emergjencave Prizren, Qendra e Mjekësisë Familjare Prizren, Kryqi i Kuq Prizren kanë realizuar ushtrimin e përbashkët për reagime të shpejta emergjente për ofrimin e ndihmës së personave në raste të ndryshme emergjente.

Fillimisht demonstrimi i ushtrimit është realizuar në dhomën komanduese pastaj ushtrimi praktik është zhvilluar në qendrën sportive ‘’Sezai Surroi’’ në Prizren.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ofruar një ambient të qetë dhe të sigurte dhe ofrimin e ndihmës të gjithë qytetarëve në situata të ndryshme.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.