Shtrohet shtresa e parë e asfaltit në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Ortakoll”

U shtrua sot shtresa e parë e asfaltit në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Ortakoll”, që lidh dy rrugë të rëndësishme: “Rifat Ukimeri” dhe “Faik Konica”.
Ky projekt infrastrukturor ofron komoditet për banorët, shkurton kohën e udhëtimit dhe mundëson qasje të shpejt të makinave si dhe komunitetit të kësaj zone, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.