Aktori turk bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë



Aktori turk Caglar Ertugrul ka postuar së fundmi në rrjetet sociale dhe ka shpërndarë një postim ku thotë se ka blerë dhe prishur një ndërtesë, duke pretenduar se është shkolla e tij e fëmijërisë.

Sipas Ertugrulit, ai e ka blerë dhe prishur shkollën si hakmarrje për disiplinën fizike që ka duruar nga mësuesit e tij gjatë fëmijërisë.

Aktori turk Caglar Ertugrul ndezi polemika duke pretenduar se ai bleu shkollën e fëmijërisë dhe e prishi atë.

Ertugrul ka shpërndarë një postim në rrjetet sociale së bashku me një fotografi, ku pretendon se kishte blerë ish-shkollën fillore dhe më pas e kishte prishur.

Ai pretendoi se motivi i tij ishte hakmarrja ndaj disiplinës fizike dhe traumës së fëmijërisë që iu desh të duronte nga mësuesit gjatë kohës që ishte atje.

Megjithatë, është e rëndësishmetë theksohet se këto pretendime mbeten të paverifikuara, pasi nuk ka asnjë konfirmim për blerjen apo prishjen aktuale të shkollës nga Ertugrul, as nuk është raportuar në lajmet lokale.

“Mësuesit e mi të shkollës fillore më rrihnin gjithmonë, kështu që unë e bleva të gjithë shkollën dhe e prisha. Nuk do të ndërtojë asgjë në vend të saj. Le të qëndrojë kështu”, ka shkruar aktori në Instagram. /Telegrafi/

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.