Alarmon Rama: KFOR-i të marrë në kontroll veriun e Kosovës, vonesa mund të sjellë viktima

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës.

Në një konferencë për media, Rama ka theksuar se diçka të tillë e ka propozuar edhe më herët në Samitin e NATO-së.

Sipas tij, vonesa e këtij hapi mund të sjellë viktima të një konflikti të hapur.

“Sot që ajo që ndodhi dje të mos përsëritet më nesër dhe largqoftë dhe më keq. Edhe Qeveria e Kosovës të mos degradojë në një arenë luftimesh të herë pas hershme, të cilat mund ta kthejnë në një Donbas të vogël, ama mjaftueshmërisht të madh, për ta kthyer të djeshmen në të sotme dhe të ardhmen në të djeshme, duke i humbur Shqipërisë, Kosovës padyshim dhe gjithë këtij rajoni dhe kushedi sa vite të tjera për t’u rikthyer aty ku jemi sot dhe lërë për të shkuar atje ku duhet të jemi nesër.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.