Ambasadori britanik i shkon në zyre Ramës, dakordohen për bashkëpunim

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbot e ka uruar Përparim Ramën për marrjen e detyrës së kryetarit të ri të Prishtinës. Këtë ai e vëri gjatë një takimi që pati dje me Ramën në Komunën e Prishtinës.

Kryetari Rama tha se u dakordua me ambasadorin Abott për bashkëpunim në mes të Komunës së Prishtinës dhe Ambasadës Britanike në Kosovë.

“Ambasadori Abbott fillimisht më uroi për postin si Kryetar i ri i Komunës së Prishtinës. Gjatë bisedës u dakorduam për bashkëpunim mes Komunës së Prishtinës dhe Ambasadës Britanike në Kosovë, sepse përkrahja për Prishtinën do të kontribuojë në cilësinë e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të Prishtinës, të gjithë Republikës së Kosovës, por edhe të gjithë trupit diplomatik e partnerëve të tjerë ta huaj të vendosur në kryeqytet”, ka shkruar Rama në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Dje, mirëprita në zyrën time ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, zotin Nicholas Abbott.

Ambasadori Abbott fillimisht më uroi për postin si Kryetar i ri i Komunës së Prishtinës. Gjatë bisedës u dakorduam për bashkëpunim mes Komunës së Prishtinës dhe Ambasadës Britanike në Kosovë, sepse përkrahja për Prishtinën do të kontribuojë në cilësinë e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të Prishtinës, të gjithë Republikës së Kosovës, por edhe të gjithë trupit diplomatik e partnerëve të tjerë ta huaj të vendosur në kryeqytet.

Në fund të takimit falënderova ambasadorin Abbott dhe gjithë Ambasadën e shtetit britanik në Kosovë për rolin, kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshme që japin. Nga ana e tij, ambasadori Abbott shprehu mbështetjen dhe përkushtimin për bashkëpunim të mëtejmë mes Ambasadës Britanike dhe Komunës së Prishtinës.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.