Vaki kosovare: Policia dënon prizrenasin se nuk kishte ndezuar dritat e veturës ai ankohet se ato ishin ndezur!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Prizren.

Një qytetari i është shqiptuar gjobë nga Policia rreth orës, 14:00, me arsyetimin se i njëjti nuk i kishte të ndezura dritat e veturës.

Në dokumentat dhe fotografitë e dërguara në Rtv Besa, qytetari ka deklaruar se dritat e veturës kanë qenë të ndezura gjatë gjithë kohës, pasi makina është e re dhe ato ndizen automatikisht vetë kur makina punon.

Por kjo gjë, sipas qytetarit i cili na ka dërguar dhe fletën e gjobës, duket se nuk i ka penguar zyrtarët policorë ti shqiptojnë dënimin.

Fotografitë dhe mesazhi i dërguara në redaksi nga qytetari

“Pershendetje. A mund ta publikoni nje rast sot ne Prizren qe me ndodhi ne ora 14 ,,, Isha duke vozitur dhe me gjitha paisjet ne makine, nje patrulle ne nje pikem kontrolli me ndaloj dhe me shqiptoj nje Gjobe per mosndezje te dritave gjate dite, edhe pse dritat e makines jane te ndezuar gjate tere kohe kur makina eshte e ndezur. Makina eshte e modeleve te reja dhe dritat i ka te ndezura gjate tere kohes sa eshte makina e ndezur *{ Anglisht Daytime running lamp} ,, Per pike te qefit, per inati policet me shqiptuan gjobe, nga inati qe ishin total injorante . Pra me shqiptuan gjobe per drita,,, edhe pse ditat ne makine jane cdohere te ndezuara nga prodhuese dhe te dizajnuara per per tu ndezur kur makina eshte duke punuar,,,,,,BLUES efficiency car .. per ti reduktuar shpenzimet dhe ndotjet, makina ka te dizajnuar drita speciale per tu ndezuar gjate dite…pra nuk ndizen dritat e nates por ndizen ditat qe kane shpenzime me te ulta”

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.