Ambasadori britanik Nicholas Abbott mirëpret aplikimin e Kosovës për Këshillin e Evropës
![Ambasadori britanik Nicholas Abbott mirëpret aplikimin e Kosovës për Këshillin e Evropës](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2022/05/IMG-20220513-WA0047.jpg)
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abbott ka mirëpritur synimin e Kosovës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës, ku aplikoi dje.
Abbott ka thënë se dëshira e Kosovës për t’i bashkuar këtij institucioni është një sinjal përkushtimi për demokracinë, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të saj.
“Dëshira e Kosovës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës është një sinjal i mirëseardhur i përkushtimit të saj ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve të saj”, ka shkruar ambasadori britanik.
“Është gjithashtu një shenjë e gatishmërisë dhe vendosmërisë për të mbështetur vlerat kryesore evropian dhe integrimet e mëtejshme ndërkombëtare. I dëshiroj suksese Kosovës!”, ka shkruar ai.