Deputetët që promovojnë rritjen e pagës në mënyrë vullnetare në 350 euro, vizituan prodhuesit e Prizrenit

Një delegacion i përbërë nga deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Eman Rahmani, Visar Korenica dhe Gramoz Agusholli, dhe të shoqëruar nga asamblisti i Kuvendit të Prizrenit, Ilir Gashi, realizuan vizita tek prodhuesit vendor që veprojnë në rajonin e Prizrenit. Me këtë rast ata vizituan fabrikat e përpunimit të mishit “Meka” në Dragash dhe “Medina” në Prizren, qumështoren “Ajka” dhe atoljen e qepjes “VAK” ku u njohën nga afër me procesin e prodhimit, kushtet e punës dhe problemet legjislative që ballafaqohen prodhuesit.
Deputetët u shprehën për mbështetje të plotë e të vazhdueshme për prodhuesit vendor. Prodhimi dhe eksporti janë faktorët kryesorë per rritje të qëndrueshme ekonomike.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.