Ambasadori i Kosovës në SHBA takon presidentin Biden në Shtëpinë e Bardhë

Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli është takuar me presidentin e Amerikës, Joe Biden, raporton GazetaBlic.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai, përmes një shkrimi në “tëitter” ku thotë se ndjehet krenar për lidhjen unike që ka Kosova me Amerikën.

Dugolli shkruan se është i përkushtuar për të thelluar edhe më shumë marrëdhëniet Kosovë-ShBA.

Shkrimi i plotë i tij:

“Krenar për lidhjen unike mes dy vendeve tona.Mirënjohës që miqësia e qëndrueshme mes popujve tanë përcaktohet dhe ushqehet nga vlera të përbashkëta.Të përkushtuar për të thelluar më tej marrëdhëniet Kosovë -SHBA dhe avancimin e prioriteteve tona të përbashkëta”, ka shkruar ambasadori Dugolli.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.