Shkatërrohet laboratori për përpunimin e narkotikëve në Leposaviç me vlerë 250.000 euro

Xhelal Sveçla:
Çdo ditë e më shumë po e kuptojmë pse qarqe të caktuara nuk dëshirojnë shtrirjen e sundimit të ligjit dhe rendit në tërë Republikën e Kosovës.

Policia e Kosovës sot ka shkatërruar një laborator të gatshëm të fillojë përpunimin e substancave narkotike.

Laboratori i shkatërruar në Leshak të Leposaviçit ka pasur të montuara dhe të gatshme për përdorim të gjitha pajisjet e përpunimit të substancave narkotike. Vlera e pajisjeve të konfiskuara është rreth 250.000 euro.

Përgëzoj njësitet e Policisë së Kosovës dhe padyshim nuk do të ndalemi së zbatuari misionin tonë të përbashkët.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.