Ambasadori i Ukrainës: Nuk e njohim Kosovën, vazhdojmë të mbështesim integritetin territorial të Serbisë që nga viti 1999

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, ka thënë se Ukraina vazhdon “të mbështes integritetin territorial të Serbisë që nga viti 1999” dhe se nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Këto deklarata ai i ka bërë pas pyetjes nëse Ukraina është e pakënaqur me faktin se Serbia ende s’ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe si i komenton deklarimet e përfaqësuesve ukrainas se Ukraina duhet ta njoh Kosovën, shkruan vijesti. hrt.

“Ne ishim të bindur se duke e mbështetur Serbinë do ta kishim edhe mbështetjen e Serbisë në të gjitha sferat. Ne humbëm kohë dhe kështu u dhamë rusëve një shans për të forcuar ndikimin e tyre në Serbi. Dhe kolegët tanë perëndimorë, për fat të keq, i kanë kushtuar shumë më tepër vëmendje çështjeve ekonomike – investimeve, mbështetjes ekonomike për rritjen e Serbisë, tha Tolkaç .

Ai tutje ka thënë se Ukraina do ta vlerësonte shumë nëse do të shihte se si Serbia po e mbështet plotësisht Ukrainën, duke shtuar se një gjë e tillë “do të na sillte kënaqësi, por do të kuptonim gjithashtu qartë se e gjithë Evropa na mbështet”

Ai theksoi se “pa mbështetje politike, ekonomike dhe të tjera, ishte shumë e vështirë për ukrainasit të ngulmonin në këtë luftë”.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.