Një burrë nga Malisheva kërkon nga policia që t’ia largojnë gruan nga shtëpia

Një burrë nga Malisheva ka kërkuar nga Policia që t’ia largojë gruan nga shtëpia, ose do të shkaktonë dhunë ndaj saj.

Policia njofton se ai është arrestuar si i dyshuar për kanosje dhe është dërguar në mbajtje, kurse bashkëshortja e tij është dërguar në spitalin e Psikiatrisë.

“Malishevë 06.10.2023-09:10. Ankuesi mashkull kosovar është paraqitur në polici duke kërkuar që policia t’ia largoj nga shtëpia bashkëshorten e tij në të kundërtën do shkakton dhunë ndaj saj. I njëjti me vendim të prokurorit është arrestuar si i dyshuar për kanosje dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima (bashkëshortja e tij) është dërguar në spitalin e Psikiatrisë”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh,info.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.