Ambasadori izraelit në Beograd thotë se Serbia është mike e konfirmuar “kritikon” deklaratat e trajnerit se ”është i lumtur që ndodhet në Kosovë”

Ambasadori i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan, i ka hedhur poshtë deklarimet e trajnerit të kombëtares Alon Hazan, se ” është i lumtur që ndodhet në Kosovë”.
Ai tha se Serbia është mike e konfirmuar dhe se “këtë po e dëshmon edhe një herë në këto kohë sfiduese”.
“Dua t’i mohoj me forcë deklarimet e trajnerit të ekipit kombëtar të futbollit dhe të riafirmoj vlerësimin e thellë të Izraelit për Serbinë dhe popullin serb. Serbia e kishte dëshmuar veten si mike e vërtetë dhe e bëri këtë edhe një herë në këto kohë sfiduese, veçanërisht në fushën e sportit, kur Beogradi është shtëpi e tri skuadrave tona të basketbollit”, shkroi diplomati izraelit.
Të dielen, Kosova në “Fadil Vokrri” e mposhti Izraelin me rezultat 1:0, me golin e Milot Rashicës.