Policia e Kosovës aksion me Policinë e Shqipërisë, kapen 32 kilogramë kanabis në Kukës – 3 të arrestuar



Në pikën kufitare në Qafë Prush janë sekuestruar mbi 32 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis pas një aksioni në mes të Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës. Droga u gjet në një automjetin e tipit “Peugeot” dhe kishte për qëllim ë futej në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë së Shtetit, lidhur me këtë rast është arrestuar një 38-vjeçar nga Kosova, i cili transportonte lëndën narkotike të ndarë në disa pako.

Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në njoftim thuhet se janë prangosur 2 prej të dyshuarve si organizatorë të sigurimit dhe të trafikimit të lëndës narkotike.

Po ashtu, janë identifikuar 3 shtetas të tjerë, të përfshirë në këtë rast dhe autoritetet po kryejnë kontrolle për kapjen e tyre.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.