Arifi pas vizitës në Hagë: Veseli më tha “gajlen e Preshevës e kam si gajlen e Mitrovicës”

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka vizituar tre krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, të ciëlt janë në Hagë.

Ai përmes një deklarimi pas vizitës tha se shpreson në lirimin e shpejtë të tyre.

“Sapo vizituam këtu vëllezërit tonë të cilët padrejtësisht janë në Hagë dhe për ta theksuar edhe njëherë respektin që e kemi ne në Luginë të Preshevës për udhëheqësitë e UÇK-së, ushtria e cila boshti dhe themeli i Republikës së Kosovës dhe pa të cilën as nuk kemi shtet. Konsiderojmë se do të lirohen sa më shpejtë si të pafajshëm dhe të kthehen në vendlindjen dhe familjet e tyre. Deri atëherë shpresojmë që gjykata merr parasysh kërkesat e shumta për të cilat janë drejtuar këtu që të mbrohen në liri”, tha ai.

Arifi tha se ishte i befasuar me pozitivitetin e Thaçit, Veselit e Krasniqit, përcjell Klankosova.tv.

Tutje, ai u shpreh se Veseli i kishte thënë se ” gajlen e Preshevës e kam si gajlen e Mitrovicës”.

“Dua të jap përshtyjen time, unë kam qenë shumë i befasuar me pozitivitetin e tyre këtu në Hagë, Veselit, Thaçit, Krasniqi. Ata gëzoheshin për shëndetin e mirë, por kanë dhënë edhe fjalë pozitive. Një nga fjalët që mua më ka mbetur në mendje nga të tretë është: Ne ndoshta gjendemi në burg, prapë besojmë dhe mendojmë pozitivisht dhe për të mirën e gjithë kombit. Një nga fjalët e ish-kryeparlamentarit ishte që “Gajlen e Preshevës e kam si gajlen e Mitrovicës dhe për neve është një brengë në vazhdimësi, por vjen koha që edhe për Preshevën do të bëhet mirë”, u shpreh Arifi.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.