“Jemi në krizë”, qytetarët nënshkruajnë peticionin pro tërheqjes së 30 % të Trustit

Gjatë ditëve të vikendit ka filluar nënshkrimi i peticionit nga qytetarët për tërheqjen e 30 për qind të Trustit në qytete të Ndryshme. Sot organizatorët qëndruan në sheshin e Prishtinës, ku thanë se deri më tani janë mbledhur qindra nënshkrime dhe se presin shumë shpejtë që ky numër të arrijë në 10 mijë për t’u dërguar pastaj në Kuvendin e Kosovës.

Në sheshin “Nënë Terezë”, në Prishtinë, shihet një fluks i madh i qytetarëve për të nënshkruar peticionin. Sipas tyre, mjetet duhet të tërhiqen pasi kjo do të ishte një ndihmesë e madhe për ta.

Adnan Jashari, organizatori i peticionit për tërheqjen e 30 për qind të Trustit, ka deklaruar për KosovaPress, se interesimi i qytetarëve që të nënshkruajnë peticionin është jashtëzakonisht i madh. Ndërsa ka thënë se ky peticion do të zgjasë dy javë, dhe pasi të ketë arritur numri i mjaftueshëm i nënshkrimeve do t’i dërgojnë në Kuvend.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.