Arrestohen 4 persona të cilët kanë punuar në sektorin e marketingut në Telekom

Një aksion i madh në Telekom është zhvilluat nga njësia për krime ekonomike, nga ku mësohet se janë katër persona.

Nga burime të saj brenda Telekomit Gazeta Blic, merr vesh se emrat e të arrestuarve janë: Fatmire Jashanica, Shkurta Shabani Kushtrim, Jakupi dhe Mimoza Pireva.“Po të arrestuari janë: Fatmire Jashanica, Shkurta Shabani, Kushtrim Jakupi dhe Mimoza Pireva, të cilët kanë punuar në sektorin e marketingut”, i ka thënë ky burim.

Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, e ka konfirmuar për ‘Gazeta Blic’ se në kë aksion janë arrestuar katër persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mashtrim në prokurim.“Po, katër persona janë arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mashtrim në prokurim”, ka thënë ai.Lajmi për ‘Gazeta Blic’ e ka konfirmuar edhe Lamih Bala, kryetar i sindikatës së punëtorëve në Telekom.

“Po është zhvilluar një aksion ku disa punëtor të Telekomit janë arrestuar”, deklaron ai.“Fatmire Jashanica Shkurta Shabani Kushtrim Jakupi dhe Mimoza Pireva”

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.