Arrestohet 24 vjeçari në Prizren për vjedhje të rëndë , dërgohet në vuajtje të dënimit prej 1 (një) viti

Me datë 09 Dhjetor 2022, rreth orës 10:00, Njësiti policor për realizimin e urdhëresave të gjykatës në kuadër të Stacionit Policor të Prizrenit , ka lokalizuar dhe ka arrestuar te dyshuarin J.K (24 vjeçar) nga Prizreni.
I njëjti ka qene në kërkim policor me urdhër arrest të gjykatës të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, sepse me vendim të gjykatë ka qenë i dënuar me burg për 1 (një) viti për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Pas arrestimit të personit të kërkuar, nga njësitet përkatëse policore ai është dërguar burg në Dubravë në vuajtje të dënimit sipas vendimi të plotfuqishëm të gjykatës.