Publikohen pamjet e para pas operimit të policit që u plagos në veri

Janë publikuar pamjet e para pas operimit të policit Ekrem Neziri që u plagos mbrëmë në veri të vendit.

Këto pamje janë publikuar përmes një postimi në Facebook nga mjeku Alban Shabani.

Doktori i QKUK-së, ka thënë se, Neziri siç është me plot vullnet e forcë për t’i shërbyer vendit, ashtu edhe i ka përballuar edhe plumbave të armikut.

“Shoku jem ashtu si’ç je plotë vullnet e forcë për ti shërbyer vendit ashtu i perballove edhe plumbave të armikut! Ne jemi afer teje tani ne këto momente sikur ti që je çdo ditë në mbrojtje të vendit e qytetarëve! Zoti i ruajt policinë e Kosovës”, ka thënë Shabani.

Mjeku kujdestar Avdush Bajgora tha se në bazë të analizave, është konstatuar se polici ka gjendje stabile.

“Në bazë të analizave biokimike dhe biohemetologjike është konstatuar se pacienti ka gjendje stabile dhe është dërguar për trajtim në Kirurgjinë Turakale ku edhe i është bërë intervenimi” tha mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente në QKUK, Avdush Bajgora.

Ndërkohë, doktori që mori pjesë në operim, tha se polici do të vazhdojë të qëndrojë në spital edhe për tri – katër ditë.

“Gjatë operimit i është hequr një predhë shumë e vogël metalike dhe pacienti është në gjendje stabile shëndetësore. Trajtimi i tij do të vazhdojë edhe për tri deri katër ditë në spital”, tha mjeku./Indeksonline

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.