Arrestohet “Ballisti” në pikën kufitare në Kukës

Sot është arrestuar tifozi më i njohur shqiptar, Ismail Morina i njohur si “Ballisti”.
Lajmi për arrestimin e tij është është bërë e ditur në faqen zyrtare në “Facebook”.
Në bazë të informatave, “Ballisti” u arrestua në pikën kufitare në Kukës.
Tifozi që u bë i njohur pasi e lëshoi dronin me flamurin e Shqipërisë Etnike në Beograd, nga ajo kohë ka pasur probleme me ligjin dhe nuk është bërë asnjëherë rehat.
Që nga ajo kohë, Serbia e kërkon ekstradimin e tij.