Policia e Kosovës identifikon dy automjete BMW të vjedhura në pikë kalimin në Vermicë

Policia Kufitare e Republikës ë Kosovës, konkretisht zyrtarët policor në pikë kalimin kufitar në Vermicë gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të menaxhimit dhe kontrollit efikas të kufirit shtetëror me datë 22.05.2022, në hyrje kanë kontrolluar veturën BMW X6, ngjyrë e zezë, me targa të Shqipërisë.

Pas kryerjes së punës në mënyrë profesionale dhe dyshimeve të ngritura se në numrin identifikues të automjetit mund të ketë ndërhyrje mekanike, në bashkëpunim me Policinë e FRONTEX-it janë kryer verifikime dhe hetim më i detajuar lidhur me automjetin në fjalë dhe prejardhjen e tij.

Bazuar në të gjeturat dhe bashkëpunimin PK-FRONTEX, ka rezultuar se ky automjet rezulton të jetë vjedhur në Itali në vitin 2010 dhe më pastaj i falsifikuar dhe i regjistruar në Shqipëri.

Gjithashtu merret vesh se një automjet i njëjtë me të njëjtin numër identifikues është në qarkullim në Itali.

Po ashtu sot më 24.05.2022, në hyrje për në Republikën e Kosovës zyrtarët policor kufitar kanë kontrolluar veturën ( tjetër) BMW X6, ngjyrë e bardhë, me targa të Shqipërisë dhe pas verifikimeve të nevojshme në bashkëpunim me autoritetet dhe FRONTEX-in, është konstatuar se edhe ky automjet raportohet të jetë vjedhur në Itali në vitin 2010, përderisa merret vesh se një automjet i njëjtë me të njëjtin numër identifikues është në qarkullim në shtetin e Lituanisë.

Lidhur me këtë qështje është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit janë iniciuar rastet ”vjedhje dhe falsifikim i automjetit” dhe rastet adresohen tek njësia kompetente për hetime të mëtejme.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në menaxhimin dhe kontrollin efikas dhe efektiv të kufirit shtetërorë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.