Arrestohet drejtori i ujësjellësit në Laç, dyshohet për grabitjen e shtëpisë së Benzemas

Pas kërkesës së pranuar nga autoritet spanjolle, policia e Shqipërisë, ka arrestuar në Laç, drejtorin e ujësjellësit të këtij qyteti, Alfred Prodani.

Prodani, dyshohet se ka grabitur shtëpinë e yllit francez, Karim Benzema, në vitin 2019, në të njëjtën kohë kur po zhvillohej El Classico kundër Barcelonës.

Ngjarja në shtëpinë e sulmuesit francez është regjistruar më datë 27 shkurt 2019.

Më poshtë njoftimi nga policia:

“Operacioni “Coruna” ku policia e Kurbinit kap në Laç shtetasin Alfred Prodani, 41 vjeç, i shpallur kërkim ndërkombëtar për llogari të Spanjes për vepren penale vjedhje me dhune”.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.