Bayraktari turk bënë “kërdi”, fundos edhe një anije luftarake ruse (VIDEO)

Ushtria ukrainase thotë se ka fundosur një anije ruse të tipit Serna që i përket flotës ruse të Detit të Zi.

“Në ujërat e Detit të Zi, u shkatërrua një mjet zbarkues armik i tipit Serna”, njoftoi të shtunën, më 7 maj, në kanalin e aplikacionit të komunikimeve Telegram, zëdhënësi ushtarak, Serhiy Bratschuk.

Ai publikoi një video ku tregonte një dron turk Bajraktar duke goditur anijen ruse.

Fillimisht nuk pati asnjë reagim nga pala ruse.

Një ditë më parë, gazetarët ukrainas kishin raportuar se një anije luftarake ruse ishte qëlluar dhe kishte marrë zjarr në këtë zonë – megjithëse kjo nuk u konfirmua zyrtarisht as nga Kievi dhe as nga Moska.

Kohë më parë, ukrainasit patën goditur anijen superiore ruse Moskva në Detin e Zi.

Ajo cilësohej si anija më e madhe ruse.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.