Arrestohet mësimdhënësi në Vushtrri, ngacmoi seksualisht nxënësen e klasës së 8-të

Nuk janë të rralla rastet kur nxënëset kosovare ngacmohen e sulmohen seksualisht nga mësimdhënësit e tyre. E një rast i tillë është raportuar dje në komunën e Vushtrrisë, ku një mësues i shkollës fillore është arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se mësimdhënësi F.B., 37-vjeçar, është arrestuar nën dyshimet për ngacmim seksual ndaj nxënës së tij.

Nxënësja e klasës së tetë ka denoncuar rastin në Policinë e Kosovës, të cilët kanë intervenuar menjëherë, me ç’rast është shoqëruar në stacion i dyshuari e po ashtu edhe dy dëshmitarë të cilët janë intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.