Në Vërmicë, ndalohet/identifikohet një veturë e vjedhur Land Rover

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, në hyrje nga territori i Republikës së Shqipërisë, më 10.06.2022 rreth orës 22:05 vije vetura Land Rover me targa të Maqedonisë së Veriut e cila drejtohej nga: B.S., (viti i lindje 1970, shtetas i Maqedonisë së Veriut).

Kjo veturë është dërguar për kontrollim në ‘vijën e dytë’ dhe gjatë procedurave identifikuese e kontrolluese nga zyrtarë policorë të PK-së dhe zyrtarë nga FRONTEX-i të cilët janë me mision në Vërmicë, është ardhur në përfundim se vetura në fjalë rezulton e vjedhur në vitin 2021 në Bullgari.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, është iniciuar rasti penal, është konfiskuar vetura dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.