Arrestohet një person në Prizren, u kap në flagrancë duke vjedhur një skuter

Zëdhënësi policisë rajonale Vesel Gashi njofton se me datën 22.05.2022 në orën 01:30. Njësiti patrullues i stacionit policor ne Prizren, gjate patrullimit në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, ka hasur një person i cili ishte duke e shtyre një motoçiklete (skuter), ku gjate kontrollit të dokumentacionit përkatës, vërtetohet se nuk posedonte dokumentet, i njëjti është shoqëruar në stacionin Policor ne Prizren dhe pas verifikimit, vërtetohet identiteti i te dystuarit E.A i moshës 18 vjeç, m/Sh/k, pastaj është identifikuar pronari i ligjshëm i motoçikletës (Skuterit).

Në lidhje me ketë rast palët janë intervistuar, është njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të prokurorit pronarit i kthehet mjeti i vjedhur, ndërsa i dyshuari ndalohet për 48 orë. Rasti po hetohet nga hetuesit e stacionit policor ne Prizren.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.