Arsenal armësh në shkollat e Ferizajt, armë zjarri, të gjata automatike, thika, boksa metali…

Policia e Kosovës ka vazhduar aksionin në shkollat e Ferizajt, raporton GazetaBlic.Në kuadër të këtij plani, pas disa kontrolleve të zhvilluara nga hetues rajonal me rroba civile, të mbështetur edhe nga njësi tjera , kanë ndaluar dhe kontrolluar shumë nxënës në afërsi të shkollave, dhe persona tjerë në rrugë të ndryshme të qytetit. Gjithashtu, janë bastisur dhe kontrolluar disa lokale ,shtëpi dhe objekte percjellëse, ku si prova materiale janë gjetur dhe konfikuar, armë zjarrit, thika, boks metali e shumë gjëra të tjera.
Gjithashtu janë ndaluar dhe shoqëruar në polici edhe njëzetë (20) persona me dyshimin se kanë shitur narkotikë ( marihuanë) dhe ndaj tyre janë inicuar raste penale për Prokurorinë Themelore të Ferizajt.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.