Asfaltohen disa rrugë në lagjen “Bajram Curr” të Prizrenit

Pas përfundimit të infrastrukturës nëntokësore: ujësjellësi, kanalizimi dhe vendosja e kabllove elekrike; janë asfaltuar rrugët “Masar Shala” dhe “Nexhat Fanaj” në lagjen “Bajram Curri”, për ta mundësuar qarkullimin e automjeteve.

Ndërkohë, po punohet në shtigjet e këmbësorëve (trotuareve), ku, do të vendoset edhe ndriçimi publik, gjëra të cilat e kompletojnë këtë projekt të rëndësishëm për banorët e kësaj pjese të Prizrenit, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.