Aksident mes katër veturave në Klinë, dy persona të lënduar

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident ka ndodh edhe sot në rrugën “Sadik Rama” në Klinë ku dy persona kanë mbetur të lënduar .

Në aksident janë përfshirë katër vetura.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 11:35 policia është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën ‘Sadik Rama’ në Klinë. Në aksident janë përfshirë katër vetura, ndërsa dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Rugova.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.