Avioni-ambulancë i Turqisë dërgon tre fëmijë të plagosur nga Gaza në Turqi

Një avion-ambulancë i Ministrisë së Shëndetësisë së Türkiyes është ngritur nga aeroporti Al-Arish i Egjiptit për të sjellë në Türkiye tre fëmijë të plagosur nga Gaza.
Sipas informacioneve të siguruara, avioni-ambulancë këtë herë është vënë në veprim për tre fëmijët e plagosur nga Gaza.
Avioni-ambulancë i cili mori fëmijët e sjellë në aeroportin Al-Arish të Egjiptit pas sigurimit të kalimit të tyre nga Gaza dhe më pas u nis drejt Türkiyes ku u ulë në Aeroportin Esenboğa në kryeqytetin Ankara.
Fëmijët e plagosur u priten nga ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në terminalin e përgjithshëm të aeroportit.
Nga këtu, fëmijët u transportuan me ambulancë në spital për trajtimin e tyre.