Fake News: Një thashetheme që krijoji panik në një Shkollë në Prizren



Një ankesë e një prindi me profil të rremë se “vajza e saj ishte ngacmuar nga disa persona gjatë kthimit nga Shkolla në një lagje të Prizrenit arriti të krijoj panikë tek shumë prindër dhe nxënës-e në një Shkollë të Prizrenit.

Ky lajm më pas është shtrembëruar dhe shprëndarë nga disa persona pa verifikuar rastin dhe pa u konsultuar me Policinë apo Drejtorinë e Shkollës e që nxiti frikë nga shumë prindër dhe nxënës në Shkollën “Motrat Qiriazi”.

Rtv Besa ka kontaktuar me Policinë e Kosovës gjegjësisht me reshterin Vesel Gashi dhe drejtorin e Shkollës “Motrat Qiriazi” të cilët demantuan postimin e disa personave në rrjete sociale kinse për një tentim kidnapim në afërsi të Shkollës së lartëpërmendur.

Ata kanë deklaruar se Policia dhe prokuroria është duke hetuar të gjitha “pohimet” duke theksuar se ska nevoj për panik dhe se organet e rendit mirren me të gjitha rastet e supozuara dhe së shpejti do të dilet me një qëndrim pas hulumtimeve nga kamerat e sigurisë në lagjen në fjalë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.