Avokatja Gavazaj: Te bien institucionet e Drejtësisë nën ndikimin publik, është e papranueshme dhe zhgënjyese për popullin dhe ne profesionistët

Ka humbur çdo logjikë ligjore, objektive dhe kemi mungesë të aryetimit deduktiv nga institucionet e drejtësisë me rastin e caktimit të Paraburgimit ndaj të pandehurit tim !

Nga praktika ime tetë (8) vjeçare janë të shumta kërkesat e Paraburgimit për vepra mjaft të lehta dhe pesha e saj absolutisht nuk korrespodon me peshën e vepres penale, e që fatkeqësisht edhe në rastin e Sulmit êshtë totalisht jasht çdo përcaktimi ligjor.

Të dërgohet një qytetar, bashkëshort, prind, nën masën e paraburgimit për një veper penale të quajtur SULM, është shkelje drastike e të drejtave të njeriut !, ka shkruar në ragim Avokatja Emira (Gavazaj) Gashi pas vendimit të Gjykatës në Prizren për të dënuar me 1 muaj paraburgim të pandehurin A.K.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.