Aya që lindi nën rrënoja tashmë ka një familje – birësohet dhe i ndërrohet emri

Foshnja e lindur nën rrënojat e një ndërtese të shembur në Siri dhe e vetmja anëtare e familjes që i mbijetoi tërmetit, është birësuar nga tezja dhe xhaxhai i saj.

Mijëra njerëz ishin ofruar të birësonin të porsalindurën, e cila ishte ende e lidhur me nënën e saj me kordonin e kërthizës kur ajo u shpëtua.

Ajo u lirua nga spitali pasi një test i ADN-së konfirmoi se tezja e saj ishte e afërme dhe vogëlushja ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ajo është një nga fëmijët e mi tani. Unë nuk do të bëj dallim mes saj dhe fëmijëve të mi”, tha xhaxhai i saj për Associated Press.

Foshnja tani ka marrë emrin e nënës së saj të ndjerë Afraa. Menjëherë pasi ajo u shpëtua, zyrtarët e kishin quajtur Aya, që do të thotë mrekulli në arabisht.

Një video e shpëtimit të saj menjëherë pas lëkundjes u bë virale në rrjete sociale. Pamjet dramatike treguan një burrë duke u larguar me shpejtësi nga rrënojat ndërsa e mbante atë të mbuluar me pluhur në krahë.

Afraa thuhet se ka qenë nën ndërtesën e shembur për më shumë se 10 orë dhe mjekët thanë se ajo kishte mbërritur në spital në një gjendje të keqe, me gërvishtje në të gjithë trupin.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.