Lajm i fundit/Rrëshqitja e dheut në rrugën Suharekë-Prizren, Ministria e Infrastrukturës del me një vendim

Pak minuta më parë u raportua për rrëshqitje të dheut në segmentin Suharekë-Prizren të autostradës “Ibrahim Rugova”, e cila rrezikoi jetën e drejtuesve të automjeteve dhe pasagjerëve.

Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi, i cili thotë se për shkaqe sigurie dhe rrezikshmërisë së lartë një segment i autostradës është mbyllur përkohësisht.

“Jemi detyruar që ta mbyllim përkohësisht qarkullimin rrugor në segmentin nga Suhareka deri në Prizren, ndërsa rruga nga Prizreni në drejtim të Prishtinës është e lirë për qarkullim”, ka shkruar Durmishi në Facebook.

“Bashkë me ekipet e mirëmbajtjes jemi në teren dhe jemi duke punuar vazhdimisht deri në zhbllokimin e këtij segmenti rrugor, duke marrë kështu të gjitha masat e duhura në mënyrë që nesër ky segment të jetë i lirë për qarkullim”, ka njoftuar tutje Durmishi.

Ai ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve që e shfrytëzojnë këtë rrugë, duke u bërë thirrje që nga Suhareka deri në Prizren ta shfrytëzojnë rrugën nacionale N25.
Sinjali

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.