Bahrejni e tërheq ambasadorin dhe ndërpret raportet ekonomike me Izraelin



Dhoma e ulët e Kuvendit të Bahrejnit – shtet që rishtazi i kishte normalizuar marrëdhëniet me Izraelin, tha se vendi i Gjirit Persik e ka tërhequr ambasadorin e vet nga ky shtet si kundërpërgjigje ndaj operacioneve ushtarake të tij në Gazë.

Kuvendi tha se edhe ambasadori izraelit në Bahrejn është larguar nga ky vend dhe se janë ndërprerë edhe lidhjet ekonomike mes dy shteteve, raporton televizioni BBC.

Kjo është hera e parë që nga fillimi i luftës Izrael – Hamas më 7 tetor që njëri nga katër shtetet e Lidhjes Arabe që kishin nënshkruar akorde historike më 2020 ndërmerr masa të tilla kundër Izraelit.


Sulmi ndaj Izraelit / Goditje diplomatike: Bolivia i ndërpret marrëdhëniet me Izraelin, dy shtete të tjera i tërheqin ambasadorët
Lidhjet mes Bahrejnit dhe Izraelit ishin forcuar në masë të konsiderueshme që nga koha e nënshkrimit të akordeve të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara. Marrëveshja ishte parë si hap i madh për de-eskalimin e konfliktit të vjetër mes Izraelit e vendeve arabe.

Vendimi i Bahrejnit vjen në kohën e shtimit të zemërimit të publikut në vendet arabe që kanë filluar raporte me Izraelin. Sidoqoftë, në këto shtete janë mbajtur protesta masive në përkrahje të palestinezëve.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.