Bajrami sfidon Muratin: Publikoje listën e 50 top përfituesve të 230 milionë eurove

Pas deklaratës së ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, se për tejkalimin e krizës së rritjes së çmimeve në tre muajt e fundit janë ndarë 230 milionë euro, ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Bajrami gjatë seancës tha se Qeveria Kurti nuk ka guximin që t’i publikojë listat se kënd e ka subvencionuar.

Pas reagimit të saj në Kuvend, ajo shkroi edhe në Facebook, duke i kërkuar Muratit ta publikojë listën e 50 top përfituesve të 230 milionë eurove.

“Çdo taksapagues i këtij vendi ka të drejtë të dijë kush ka përfituar n’vitin 2021 nga 230 milionë eurot e ndara nga Qeveria. Bizneset jo! Bujqit jo!Qeveria po thotë qytetarët – le t’i tregojë kush janë përfituesit? Ne nuk po e dimë. Qeveria e di dhe duhet të tregojë!“, ka shkruar ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.