Bali Muharremaj rrogën e shkurtit e jep për Fondin për Siguri

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se rrogën e tij të muajt shkurt do ta kalojë në Fondin për Siguri, të hapur sot nga Qeveria e Kosovës.

Ai tha se konsideron që është momenti i duhur që Kosova ta avancojë ushtrinë e saj.

“Si ushtarak me profesion, por edhe si ish-pjesëtar i UÇK-së, e konsideroj se është momenti i duhur ta ndihmojmë avancimin e ushtrisë sonë, pra Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Muharremaj.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.