Blinken telefonon Abbas, i ofron ngushëllimet për viktimat në spitalin e Gazas

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka telefonuar presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, për të shprehur ngushëllime dhe mbështetje për “aspiratat legjitime” të palestinezëve, ka thënë Departamenti i Shtetit.

Blinken, i cili ishte në Aman në një turne rajonal, foli të martën vonë me telefon me Abbasin “për të shprehur ngushëllimet e thella për jetët e civilëve të humbur në shpërthimin” në Spitalin Arab al-Ahli, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.