Bllokohen të gjitha mallrat serbe të hyjnë në Kosovë

Pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga policia e Serbisë, sipas burimeve të Dukagjinit janë bllokuar të gjitha mallrat serbe të hyjnë në Kosovë.

Me anë të një komunikate, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të njëjtit dyshohet të jenë kidnapuar në territorin e Kosovës.

Po ashtu, në lidhje me kidnapimin e tyre ka reaguar edhe kryeministri Kurti, i cili ka kërkuar ndihmë nga ndërkombëtarët që ata të lirohen menjëherë.

Sipas tij, kjo është hakmarrje nga ana e Serbisë ndaj arrestimit të djeshëm të serbit me nofkën “Llune”.

Sot në orën pesë, Policia e Kosovës, ka paralajmëruar një konferencë për media për të dhënë më shumë detaje në lidhje me rastin./Rtv Dukagjini.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.