Policia: Kidnapimi i tre policëve ndodhi në territorin e Republikës së Kosovës

Policia e Kosovës në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka thënë se kidnapimi i tre zyrtarëve policorë patrullues ka ndodhur brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani mohoi se zyrtarët policorë të kenë qenë në territor të Serbisë, siç ka pretenduar pala serbe./Kallxo,com.