Buxheti prej 3.3 miliardë euro, Kurti: Është 35 për qind më i lartë se në vitin e parë të qeverisjes



Pas miratimit të ligjit për ndarjen e buxhetit të Kosovës për vitin 2024, ka reaguar kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kurti tha se ky buxhet është 35% më i lartë se sa buxheti që e kanë gjetur në vitin e parë qeverisës, përcjell Arbresh,info.

“Kalon Buxheti për vitin 2024. Edhe këtë vit, për të tretin me radhë, buxheti miratohet në muajin dhjetor ashtu edhe siç duhet. Falënderoj deputetët dhe deputetet e Kuvendit të Republikës për votën, kontributin dhe mbështetjen e tyre”, tha Kurti.

“Me këtë buxhet të përgjithshëm prej mbi 3.3 miliardë euro, që është për 35% më i lartë se buxheti që gjetëm në vitin tonë të parë të qeverisjes, po vazhdojmë që ta forcojmë mbrojtjen e Republikës, rrisim sigurinë, nxisim punësimin në tregun e punës, shtojmë kujdesin për familjet, mbështesim reformat që kemi filluar dhe mundësojmë zhvillimin e mëtejmë ekonomik dhe ngrisim mirëqenien e qytetarëve në vend”, ka shkruar kryeministri në llogarinë e tij në Facebook./Arbresh,info

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.