Turqia dënon fuqishëm provokimin e ushtarëve izraelitë në xhaminë në Bregun Perëndimor


Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Türkiyes, Öncü Keçeli, ka sulmuar ushtarët izraelitë që kryenin rituale hebreje brenda një xhamie në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në platformën sociale X, Keçeli tha se i dënojnë fuqishëm provokimet e ushtarëve izraelitë që sulmuan kampin e refugjatëve në Jenin dhe që nuk respektuan shenjtërinë e një vendi të adhurimit duke hyrë në xhami.

“Në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor, ku tensionet janë jashtëzakonisht të larta për shkak të terrorit dhe presionit të madh të kolonëve, si dhe sulmeve të forcave izraelite të sigurisë kundër palestinezëve, ne presim që sulmet ndaj vendeve të shenjta muslimane të përfundojnë menjëherë dhe ata që kryejnë këto provokime të ndëshkohen në mënyrë më të rëndë”, shkroi Keçeli.

Ai tha se rajoni ka nevojë për më shumë paqe, jo për më shumë dhunë.

Deklaratat e tij erdhën pasi ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë i Izraelit, Itamar Ben-Gvir, ndau një video të ushtarëve që kryenin ritualet hebraike brenda një xhamie në Jenin.

Videoja tregonte një ushtar duke recituar lutjen ‘Shema Yisrael’ në altoparlantin e xhamisë. Një tjetër ushtar dëgjohet duke thënë se ushtarët janë brenda një xhamie në Jenin.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.