Çeku për DokuFest: Për 22 vite, i solli miliona euro përfitime Prizrenit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka thënë se festivali i filmit “DokuFest” i ka sjellur miliona euro dobi ekonomike qytetit të Prizrenit.

“Në këto 22 vite po flasim për miliona euro dobi ekonomike për qytetin e Prizrenit dhe jo vetëm, po flasim për një promovim të jashtëzakonshӕm ndërkombëtar për shtetin e Kosovës, për rininë tonë, për potencialin tonë”, ka thënë ministri Çeku.

Ministri Çeku ka thënë se ky festival është një nga veçantitë me të cilat pasqyrohet Kosova e pasluftës.

“DokuFest-i është një nga veqantitë me të cilat tregohet Kosova e pasluftës në kuptimin e zhvillimit kulturor, por jo vetëm në aspektin kulturor. E dua shumë, kam qenë aty prej fillimit, kam qenë edhe pjesë përbërëse e atij organizimi”, ka thënë tutje Çeku.


Ministri Çeku është shprehur se festivali “DokuFest”, “është një punë intensive, 22 vite”.

“Janë 22 vite punë e përditshme, festivali zgjatë shtatë, tetë ndoshta edhe nëntë ditë por punohet 10 muaj për të arritur atë rezultat. Është një punë intensive, 22 vite. Për 22 vite janë shumë të rinj e të reja që kanë bërë punë vullnetare, kanë fituar shkathtësi jetësore, ka fëmijë që kanë fituar shkakthësi të reja sepse “DokuFest”-i punon shumë me të rinjtë dhe fëmijët. I përgatitë për jetën, tregun e punës. Janë mijëra filma më të mire në botë që kemi pasur mundësi me i pa në ekranain e madh në Prizren, në plotë kinema që i ka sot qyteti e para 22 vite nuk e kishte asnjë. “DokuFest”-i ka nisur si një protestë për faktin që qyteti nuk ka pasur asnjë kinema funksionale”, ka shtuar ai. K10

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.