Çmimi i naftës 1.80, Abdixhiku për Kurtin: Çfarë bën ky njeri që nuk e ulë akcizën?

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kritikuar qeverinë për punën e saj, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se Kurti nuk po qeverisë me vendin dhe nuk ka ide se si të qeveriset.

Ai ka përmendur rritjen e çmimit të naftës, derisa tha se ai nuk po e ulë akcizën dhe se i ka propozimet në tavolinë se si të veprohet.

“Albin Kurti nuk po merret fare me qeverisjen në Kosovë. Ma thuani një projekt, një shenjë që ka lënë. Nafta është 1.80. Çfarë bën ky njeri që nuk e ulë akcizën? Ky nuk është duke qeverisur, nuk ka ide të të qeverisurit. Ma thuani një punë që ka bërë që ka ndikim”, tha Abdixhiku në Context të ATV-së.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.